Ballina Sport Koço Kokëdhima flet si president i FSHF-së: Ja tre skenarët për nisjen...

Koço Kokëdhima flet si president i FSHF-së: Ja tre skenarët për nisjen e futbollit

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koço Kokëdhima, presidenti i Apolonisë, ka zbuluar tre skenarët për Superioren në një lidhje direkte me emisionin “Sport Time” në Supersport. Bojkoti nuk është ndalur ende, ndërkohë që klubet duken të vendosura për të vijuar të mos luajnë pa u plotësuar kërkesat.

Problemi madhor është se çfarë do të ndodhë me garën, pasi edhe ditët po kalojnë dhe ngjeshja e kalendarit nuk do të ishte zgjidhja më e mirë. Liga e Futbollit duket se i ka menduar të gjitha, nisur dhe nga ajo që Kokëdhima deklaron.

“Tre skenarë janë në diskutim. I pari është të mos luhet kampionati fare deri në prill dhe atëherë të bëhet një sistem grumbullimi dhe të bëhen ndeshjen me vetëm një takim, ku të vendoset gjithçka. Kjo për të mos krijuar problem me botën e futbollit. Nuk do ketë asnjë dënim nga UEFA dhe FIFA, pasi janë në dijeni të kësaj që po ndodh në Shqipëri.

Ne kemi marrë rrugë të sigurt, mbështetje morale por edhe më shumë se kaq. Ne nuk do e lëmë Shqipërinë pa u përfaqësues në Kupat e Europës.

Skenari i dytë është të zgjidhen çështjet deri në janar dhe të luhet me dy faza.

I treti është që qeveria të tregohet e arsyeshme, të bëjmë një marrëveshje dhe t’i hapim rrugë reformave për të ecur para.

Futbolli është duke marrë fund. Nuk ka pasur asnjë polemika në mbledhje. Kam dëgjuar disa si Safeti që flasin, por ai nuk është përfaqësues i Kukësit. Gjici është një i ashtuquajtur president nderi. Kukësi është mbështetës i bojkotit dhe kërkesave”, ka thënë Kokëdhima gjatë lidhjes direkte.

 

---- ----
----
----- ----
-----