Ballina Lajme nacionale “Koalicioni Nisma-AKR përfundimisht pjesë e Kuvendit”

“Koalicioni Nisma-AKR përfundimisht pjesë e Kuvendit”

11
SHPËRNDAJE

Flet këshilltari i Pacollit.

Jetlir Zyberaj këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD, tashmë zyrtarisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Këto komente ai i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se kjo tashmë është e konfirmuar, përcjell lajmi.net.

“Koalicioni ynë përfundimisht u konfirmua si pjesë e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit më shumë se 42 mijë qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Ndryshe, sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë sot procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve, të cilat hynë në rinumërim pas një vendimi të PZAP-së.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora.

PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.