Ballina Lajme nacionale Koalicioni i Sloboda i Nenad Rashiq mori kaq vota

Koalicioni i Sloboda i Nenad Rashiq mori kaq vota

49
SHPËRNDAJE

Kaq vota ka marrë koalicioni i Nenad Rashiq.

Koalicioni Sloboda që për kandidat për kryeministër pati Nenad Rashiq nuk ka dalë mirë me vota nga zgjedhjet e djeshme të gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Tash kur janë numëruar më shumë se 97% e votave, koalicioni Sloboda ka marrë vetëm 0.09%, apo 696 vota gjithsej.

Kjo ia pamundëson atyre që të sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës.

Në anën tjetër, Lista Serbe ka marrë 6.40 për qind të votave.

Sipas të dhënave momentale të KQZ-së, në vend të parë radhitet Lëvizja Vetëvendsoje, pas saj LDK, derisa e treta del partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja.

Deri tash janë numëruar 97% e votave.

-----