Ballina Sport Klubi që humbi Haaland për vetëm 3000 euro, ja çfarë ka ndodhur...

Klubi që humbi Haaland për vetëm 3000 euro, ja çfarë ka ndodhur (FOTO)

59
SHPËRNDAJE

Është emri më i përfolur i momentit në futbollin botëror. Sidomos pas transferimit nga Salzburg te Borussia Dortmund, ku ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje.

Ende nuk i ka mbushur 20 vjeç, por Erling Haaland mund të kishte shkuar në kampionatin gjerman që kur ishte 16. Në vitin 2016, Hoffenheim e ftoi për një provë ku trajnerët mbetën të mahnitur nga fuqia që tregoi dhe i propozuan të bashkohej me skuadrën gjermane, që në atë kohë vinte nga një vit i vështirë.

Por në fund marrëveshja nuk u realizua, as për ta marrë në skuadrën U-16 sulmuesin norvegjez. Arsyeja? Vetëm 3000 euro. Menaxheri i futbollistit, asokohe ende fëmijë, kërkonte një rrogë prej 5000 eurosh në sezon, një shifër që binte ndesh me filozofinë e klubit gjerman për të rinjtë.

Ata i ofruan norvegjezit vetëm 2000 euro në muaj, arsye që bëri Haaland të mos vishte fanellën e Hoffenheim por të transferohej te Molde në Norvegji. Aty debutoi në skuadrën e parë kur ishte vetëm 15 vjeç e më pas fitoi famë te Salzburg.