Ballina Sport Klube që nuk paguajnë e dënohen, vazhdon kaosi i zakonshëm në Superiore

Klube që nuk paguajnë e dënohen, vazhdon kaosi i zakonshëm në Superiore

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Futbolli shqiptar duket se nuk e ka kuptuar ende që tashmë duhet të ecë me hapat e pjesës tjetër të botës dhe çdo detyrim duhet paguar dhe në kohë.

Te mësuar ndoshta me tolerimet e FSHF-së sa u përket lojtarëve shqiptarë, klubet shqiptare vazhdojnë të përsëritin të njëjtin gabim të mospagesës së detyrimeve ndaj lojtarëve të huaj me këta të fundit që fitojnë sistematikisht dhe pa asnjë lloj vështirësie gjyqet e tyre në FIFA.

Pasojat janë të qarta, me klubet shqiptare që humbasin shifat që nuk i kanë paguar, kamatë vonesat, e gjoba të tjera që u vijnë nga ndërkombëtarët për shkelje, të finalizuara në shumë raste edhe me bllokimin e merkatos.

Në dy vitet e fundit, thuajse të gjitha klubet që kanë kaluar në Kategorinë Superiore kanë marrë njoftime nga ndërkombëtarët për bllokimin e merkatos për mosshlyerje detyrimesh.

Një situatë që nuk ka ndryshuar as në këtë janar, ku Tirana dhe Skënderbeu, dy klube që kishin kthyer sytë nga merkato si zgjidhje e disa prej problemeve të tyre, për momentin janë në vendnumëro pasi nuk janë në gjendje të bëjnë transferime.

Klubet e dinin prej kohësh që duhej të bënin disa pagesa të prapambetura, por nuk kanë vepruar siç e kërkonte situata dhe tani përballen me sanksione që vijnë nga FIFA, ndëshkime me bllokimin e merkatos që do të vështirësiojnë më shumë objektivin sportiv të këtij edicioni, me garën në Superiore që mund të vuajë pasojat e tyre, siç ka ndodhur rregullisht edhe në sezonet e mëparshme, një nga të cilët solli edhe rënien e bardhebluve nga kategoria. /vipsport.al/

---- ----
----
----- ----
-----