Ballina Sport Klopp shikon nga Champions League: Tani po, jemi në garë! Më në...

Klopp shikon nga Champions League: Tani po, jemi në garë! Më në fund fitova në Old Trafford

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Liverpool fitoi ndaj Manchester United me rezultatin 4-2 në transfertë dhe tani skuadra e Klopp ka shanse për të qenë në katër vendet e para në fund të kampionatit, duke pasur parasysh që Leicester ka ndeshje direkte me Chelsea.

Trajneri gjerman e di që kjo të ndodhë duhet që skuadra e tij të marrë 9 pikë të plota në ndeshjet me WBA e Burnley në transfertë dhe më pas të mposhtë në “Anfield” Crystal Palace. Mision që mund të arrihet me sukses, por duke djersijë në fushë.

“Jemi akoma në lojë, jemi në garë. Kjo ishte gjithçka që mund të bënim kundër United. Ishte një ndeshje shumë intensive, ndaj duhet të rikuperojmë shpejt dhe të bëhemi gati për ndeshjen tjetër.

Kemi bërë një ndeshje të mirë, bëmë mjaftueshëm të fitonim dhe normalisht kemi bërë shumë gjëra nga të duhurat në këtë ndeshje. Ishte luftë e fortë, ndeshje e mirë dhe me shumë intensitet – të gjitha ndeshje derbi kështu duhet të jenë.

Në fund mora edhe fitoren e parë në Old Trafford. Ne e morëm kontrollin e lojës hap pas hapi. Pas 3-2 ishte e ndërlikuar, por shënuam golin e katërt më pas dhe u bë më e lehtë”, tha fillimisht Klopp për BBC Sport.

Më tej gjermani shtoi: “Firmino na ka ndihmuar shumë sonte dhe është diçka e rëndësishme. Na duhet shumë kjo fitore për të qëndruar në garë. Kemi ndeshje të vështira përpara. West Brom do të luajë pa asnjë presion dhe në kushte të tilla mund të bëjë gjëra të çuditshme. Burnely është ekip i vështirë me fansat në mbështetje.

Më pas do të shohim se çfarë do të bëjmë kundër Crystal Palace. Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Kjo është arsyeja pse barazimet me Newcastle dhe Leeds u përjetuan si humbje. Të jesh në pozicionin që kualifikimi në Champions League është në dorën tënde, është diçka e madhe”. /abcnews.al

The post Klopp shikon nga Champions League: Tani po, jemi në garë! Më në fund fitova në Old Trafford appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----