Ballina Lajme nacionale Klevis Balliu kërcënon Ramën: Po je burrë rri nesër në zyrë….

Klevis Balliu kërcënon Ramën: Po je burrë rri nesër në zyrë….

34
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS, Klevis Balliu ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama një ditë para protestës së opozitës. Balliu, krah banorëve të Astirit, tha se nesër është fundi i Edi Ramës dhe nëse është burrë le të rrijë në zyrë, e mos të fshihet poshtë krevatit të Avdylajve:

“Po qe burrë rri nesër ne zyrë, dhe mos u fshif poshtë krevatit të Avdylajve. Ke 27 vite që i fshihesh drejtesisë por sot ska më, sot ka ardhur koha qe të përballesh më drejtesinë”

Në fund të fjalimit të tij ai thekson se nuk ka për të pasur dialog me kryeministrin aktual por do të dalin ne protestë me qytetarët për qytetarët.

“Ti kërkon dialog por ne nuk do të dialogojmë,  por do të dalim nesër te protestojmë më qytetaret për qytetarët”,-tha Balliu

-----