Ballina Arti Kledi Kadiu: Kam bërë çmos që të mos kuptohej se isha shqiptar,...

Kledi Kadiu: Kam bërë çmos që të mos kuptohej se isha shqiptar, bashkë me Ilir Shaqirin. Ju rrëfej punën time si murator

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kledi Kadiu, i njohur tashmë si një ndër balerinët shqiptarë që ka korrur sukses në Itali, a rrëfyer fillimet e tij në vendin fqinj.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Kadiu e nisi rrëfimin e tij duke deklaruar se si ai edhe Ilir Shaqiri kanë bërë çmo që të mos kuptoheshin që ishin shqiptarë, duke pasur parasysh paragjykimet që ekzistonin në atë kohë për abashkëatdhetarët tanë.

“Bënim çmos që mos e kuptonin që ishim shqiptarë. Mënyra e vetme për t’i bërë ballë kritikave ishte me talentin dhe dëshirën për të arritur majat duke mbajtur të fshehtë origjinën. Vitet 90 ishin pak ndryshe përsa i përket brezave të rinj. 

Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha. Ishte një mentalitet jashtëzakonisht i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt, unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punomin në transmesionin Buona Domenica bënim çmos që mos thoshim, mos ta kuptonin që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion i cili ishte shumë i shikuar dhe i lakmuar,”- tregon Kledi.

Por nuk ka nisur gjithçka në televizion për balerinin. Kadiu rrëfeu gjithashtu se vështirësitë që kalon njeriu në jetë e bëjnë atë të dijë vlerën e suksesit dhe të ketë një mendim krejt tjetër për të ardhmen. Balerini shtoi se ka punuar edhe si murator në Itali, madje edhe ndihmës murator.

“Në Itali ishin sakrifica të tjera, sakrifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës. 

Kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar. Ja gjithë këto janë sakrifica, por këmbngulja dhe pasioni kur ke për zanatin kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla. 

Besoj se kjo është një nga mënyrat si e koncepton dhe jetën e ardhshme. Sepse një person që ka kaluar një urë me mundime të mëdha nga të gjitha aspektet ka një mendim të ndryshëm sa i përket suksesit dhe jetës aktuale,”– shtoi ai.

Sot Kadiu jetën e tij e ka ndërtuar në Itali bashkë me familjen. Në vendin tonë, ai bashkë me Ilir Shaqirin njihen si dy balerinët që çanë emigracionin për të kapur televizionet italiane.

---- ----
----
-----
-----