Ballina Showbiz Klea Huta krenare për arritjet e Elgitit: Artisti im unik

Klea Huta krenare për arritjet e Elgitit: Artisti im unik

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të suksesshëm të momentit që numëron një sërë hitesh në repertorin e tij. Së fundmi, ai ka shënuar një tjetër sukses pasi kënga e tij “Larg” është dëgjuar mbi 11 miliard herë në të gjitha platformat dixhitale.

Kënga është dëgjuar më shumë në TikTok. Elgiti nuk mund të mos ishte më i lumtur se kaq duke e ndarë këtë lajm me ndjekësit në rrjete sociale. Krenarinë për këtë arritje të tij e ka shprehur dhe partnerja, Klea Huta e cila shkruan se ndihet e lumtur për të, ndërsa shton se nuk vlerësohet sa duhet për artin që bën.

“Jeta ime jam shumë krenare për ty dhe për artin e veçantë që ti bën. Ke lindur në vendin e gabuar sepse ti duhet të vlerësohesh më tepër për atë që ti i jep këtij publiku. Artisti im unik, ilaç për veshin dhe shpirtin. Të dua.“, ka shkruar Klea krahas postimit.

/abcnews.al

 

 

The post Klea Huta krenare për arritjet e Elgitit: Artisti im unik appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----