Ballina AKTUALE KKSH-ja padin për fjalën “šiptari” do ta paraqes edhe në Strasburg

KKSH-ja padin për fjalën “šiptari” do ta paraqes edhe në Strasburg

114
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot përmes një statusi në rrjetin social facebook, të publikuar nga kryetari i këshillit kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se gjykatën ndaj fjalës “šiptari”, do të paraqesin edhe në gjykatën e Strasburgut.

Përmesë kësaj komunikate mësohet se Vulini nuk do ta ketë të lehtë po aqë sa në gjykatat Serbe të arsyetoj fjalën “šiptari”, si termë nënqmues ndaj Shqiptarëve, pasi që do t`i duhet të përballet me gjykatën e Strasburgit.

Kryetari Mustafa në statusin e tij ka shkruar: Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin duke arsyetuar në parlament përdorimin e termit pezhorativ e ofendues “šiptari” kërkon që shqiptarët të jeni si Esad Pash Toptani.Në deklarimin e tij thotë që nuk dëshiron që deputetin Shaip Kamberi ta krahasoj me Shaban Palluzhën, por me Esad Pash Toptani Duke mos u mjaftuar me gjuhën e urrejtjes z. Vullin përcakton se çfarë shqiptar e me çfarë karakteristika janë të përshtatshëm për Serbinë!.Në fjalimin e tij, edhe kërcënon “Kush guxon të kritikoj gjykatën tonë dhe ta kërcënojnë me Strasburgun, në shtetin e pavarur dhe të lirë të Serbisë? “Unë jam krenar që jam shqiptar. Jam i nderuar që më është dhënë rasti të jam në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, në veçanti të shqiptarëve të Luginës. Krenar me historinë e të gjithë heronjëve që kanë mbrojtur pragun e shtëpisë nga agresorët. Edhe Juve z. Vullin si Ministër i fuqishëm në Qeveri, e cili do zyrtari tjetër të lartë, do ta kundërshtojmë pa kompromis institucionalizimin dhe legalizimin e gjuhës ofenduese, përçmuese e abuzuese ndaj shqiptarëve.Gjykata e Lartë ne Beograd vendosi në mënyrë të paprecedentë në favorin Tuaj. Ne do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit e do të shterim të gjitha mundësitë ligjore brenda sistemit gjyqësor në Serbi.E drejtësi, pa dilemë, do të kërkojmë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ky nuk është kërcënim kjo është procedura për mbrojtje nga gjuha Juaj denigruese.Drejtësi për të gjithë. Barazi para ligjit për të gjithë, qofsh edhe ministër në Qeverinë e Republikës së Serbisë.

---- ---- ----
-----