Ballina Lajme nacionale Kjo parti i bashkohet listës zgjedhore të LDK-së

Kjo parti i bashkohet listës zgjedhore të LDK-së

29
SHPËRNDAJE

Një parti i është bashkuar listët zgjedhore të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i PSHDK’së, Emanuel Demaj, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

“Urime marrëveshja LDK-PSHDK. Na shkoftë mbarë”, ka thënë ai.

Afati për koalicione parazgjedhore ka përfunduar andaj pritet që PSHDK të shkrihet në listën zgjedhore të LDK’së.

Fushata zgjedhore e këtyre zgjedhjeve do të fillojë me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor. Zgjedhjet mbahen të dielën e parë të muajit tetor, saktësisht me datën 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve pritet që të i kushtojë buxhetit të Kosovës diku 6 milionë dollarë.