Ballina Lajme nacionale Kjo nuk pritej, SHBA bën gati “ndëshkimin” për Kosovën

Kjo nuk pritej, SHBA bën gati “ndëshkimin” për Kosovën

89
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

SHBA-ja është lodhur me Kosovën. Si qeveria Haradinaj, ashtu edhe ajo aktuale Kurti, nuk i është bindur kërkesë së saj për të hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, e nisur nga kjo, po përgatiten sanksione ndaj shtetit më të ri të Evropës.

Kryeministri Kurti tha se do të heqë pjesërisht taksat, por kjo nuk pranohet nga administrata amerikane. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e pranoi që SHBA ka paralajmëruar për sanksione.

Ai deklaroi se edhe partia e tij, që qeveris vendin bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, janë informuar për masat ndëshkuese që mund t’i ndërmarrë Uashingtoni zyrtar, për shkak të mosheqjes së plotë dhe pa kushte të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.

“Nuk dëshiroj ta shoh Kosovën në atë gjendje ku partneri ynë strategjik vendos sanksione. Kosova është projekt i përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

I pyetur nëse janë të vërteta paralajmërimet për sanksione, ai u përgjigj: “Ka zëra për diçka të tillë. Kanë ardhur ato zëra në të gjitha institucionet… edhe në LDK”.

Gjasat janë që aleati më i madh i shqiptarëve të “rikonsiderojë përkohësisht projektet në Kosovë”.

Por Gashi beson që një gjë e tillë do të shmanget dhe nuk do të ndodhë. “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e partneritetit me SHBA-në. Është jetik për Kosovën”, përfundoi ai.

---- ----
----
-----
-----