Ballina Lajme nacionale Kjo lagje në Prishtinë vërshohet e tëra nga reshjet e shiut

Kjo lagje në Prishtinë vërshohet e tëra nga reshjet e shiut

29
SHPËRNDAJE

Prishtina është përballur sot me reshje të mëdha shiu.

Shiu i rrëmbyeshëm që është duke rënë në Prishtinë ka bërë që disa rrugë të vërshohen.

Në lagjen 4 Llullat në Prishtinë, përkatësisht rruga “Bajram Kelmendi”, është vërshuar pas reshjeve të mëdha të shiut.

Në fotografitë e siguruara shihet se kjo rrugë është bërë e pakalueshme për këmbësorët, shkruan lajmi.

Për shkak të reshjeve të mëdha, këmbësorët me shumë vështirësi po kalojnë edhe nëpër trotuare.

Më poshtë ju sjellim pamjet nga rruga “Bajram Kelmendi”.

-----