Ballina Lajme nacionale Kjo lagje në kryeqyetet ka mbetur pa ujë

Kjo lagje në kryeqyetet ka mbetur pa ujë

7
SHPËRNDAJE

Lagjja “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se sonte rreth orës 19:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga ndërmarrja “Termokos”.

Aktualisht, kjo lagje në tërësi është pa ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” thotë se ekipet e saj janë në teren, në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit.

Duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj lagjeje, kjo kompani thotë se sanimi i dëmit pritet të bëhet sonte në orën 22:00.

-----