

Një rast për t’u krenuar është ai i këngëtares së re shqiptare Ines Neziri e cila po konkurron në festivalin “New Wave 2019” në Rusi, finalja e të cilit do të jetë me 29 gusht.
Neziri përfaqëson Shqipërinë në Rusi dhe mbrëmjen e djeshme ka marrë vlerësimin maksimal për performancën e saj nga e gjithë juria, aq sa shihet si një nga emrat që mund ta fitojë këtë kompeticion.