Ballina Lajme nacionale Kjo është pasuria e ministrave të Kurtit

Kjo është pasuria e ministrave të Kurtit

56
SHPËRNDAJE

Është mësuar pasuria e ministrave të Albin Kurtit.

Një ofertë e re ka ardhur nga lideri i VV-së, Albin Kurti në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e koalicionit qeverisës.

Kurti përmes një video-mesazhi ka publikuar emrat e pesë minsitrave që do të udhëheqin në dikastere të ndryshme, në rast të formimit të qeverisë nga ana e tij.

Kësisoj, Albulena Haxhiu planifikohet ta udhëheq ministrinë e Drejtësisë, Blerim Reka është propozuar për ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, ministër i Financave dhe Transfereve është planifikuar të jetë Besnik Bislimi, si dhe Arben Vitia është planifikuar të jetë ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Por sa është pasuria e njerëzve që Kurti po planifikon t’i bëjë ministra?

Albulena Haxhiu ka një banesë 82 metra katrorë në pronësi të bashkëshortit në vlerë prej 60 mijë eurosh.

Ajo ka një veturë Zafira në vlerë prej 6 mijë eurosh, po ashtu në pronësi të bashkëshortit.

Si para të gatshme të mbajtura në bankë, Haxhiu në AKK për 2019-tën ka deklaruar vetëm 60 euro.

Blerim Reka, ish-kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, sipas fletës anketuese të cilën e ka dorëzuar deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit menjëherë pasi është emëruar ambasador në Misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropian, Blerim Reka në emër të tij ka paraqitur një shtëpi prej 200 metrave katror në Shkup me vlerë prej 200 mijë euro dhe një makinë të tipit AUDI A3.

Reka gjithashtu ka paraqitur edhe një depozit bankar në vlerë prej 38 mijë eurove si dhe pagën e atëhershme mujore e cila ka qenë 2 mijë e 601 euro.

Arben Vitia, kishte deklaruar pasurinë e tij më 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në kohën sa kishte qenë drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës.

Ai si pasuri të tij kishte deklaruar një shtëpi në vlerë prej 250 metra katrorë, dhe truall në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Vitia në AKK kishte deklaruar një veturë të tipit, “Mazda” në vlerë prej 12 mijë eurosh.

Para të gatshme në bankë, Vitia kishte deklaruar 800 euro.

Besnik Bislimi, në deklarimin e pasurisë së vitit 2016 që kishte bërë si deputet i Kuvendit të Kosovës, kishte deklaruar një shtëpi në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Përveç kësaj, Bislmi në AKK kishte deklaruar se ka edhe një banesë në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Po ashtu, aty Bislimi kishte deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Bislimi aso kohe në bankë kishte deklaruar 30 mijë euro të gatshme.

Ndërkaq, ministrja e re e Ekonomisë Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, nuk ka mbajtur ndonjëherë post publik dhe në uebsajtet e AKK-së, nuk figuron ndonjë deklarim i pasurisë së saj.