Ballina Lajme nacionale Kjo është pasuria e Kryetarit të Gjilanit

Kjo është pasuria e Kryetarit të Gjilanit

53
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdon edhe më tej deklarimi i pasurive.

Familja e Lutfi Hazirit po del të jenë fort meraklinjë në toka.

----

Ata posedojnë gjithësej 13 toka, të cilat e bëjnë të parin e Gjilanit milioner.

Vlera e këtyre tokave sillet rreth 2 milionë euro. Përveç pasurisë së paluajtshme, Haziri po del të jetë edhe goxha kursimtar.

Ai ka para të gatshme në banka në vlerë rreth 120 mijë euro.

I pari i Komunës së Gjilanit ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se është pronar i gjithsej 13 tokave të trashëguara nga babai, të cilat e bëjnë edhe milioner.

Përveç tokave, ai është pronar edhe i një banese, vlera e së cilës është 100 mijë euro.

“Këto paluajtshmëri deri në vitin 2015 kanë qenë të evidentuara në emër të prindit (babait) tim, mirëpo pas vdekjes së tij është shqyrtuar pasuria trashëgimore, në procedure para noteri, të datës 11.11.2015 dhe nga kjo bazë tani këto paluajtshmëri në Regjistrin e të Drejtave të Pronave të Paluajtshme evidentohen në emrin tim. Ndërsa tri ngastrat kadastrale janë gjithashtu pronë e trashëguar nga prindi, por të cilat janë si prona të gjetura më vonë por të evidentuara me emër të personit të tretë”, ka shpejguar Haziri.

Si pasuri të luajtshme, Haziri ka deklaruar veturën e bashkëshortes së tij. Vetura që ka në pronësi zonja e parë e Gjilanit është e llojit Hyunday Matrix dhe kushton 3 mijë euro.

Haziri po del të jetë edhe kursimtar. Vlera e parave të gatshme që ka ai në banka sillet rreth 120 mijë euro. Edhe babai, bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë të kursyera para në banka.

Haziri ka deklaruar se babai i tij i ka lënë para të gatshme në vlerë prej 80 mijë euro. Bashkëshortja ka rreth 8 mijë euro dhe fëmijët rreth 13 mijë euro. Ndërkohë, detyrime ndaj bankave nuk ka fare.

Të hyrat vjetore të familjes Haziri sillen rreth 20 mijë euro.

----- ----