Ballina Teknologji Kjo eshte makina e pare “Lotus” e prodhuar ne Shqiperi

Kjo eshte makina e pare “Lotus” e prodhuar ne Shqiperi

20
SHPËRNDAJE

Lotusi shqiptar që u ndërtua 10 vite më parë në Plykë të Fierit nga Kadri Manaj eshte ekspozuar ne panairin e Koleksionit te mjeteve Historike Kombetare … ne Tirane

Makina e modelit Lotus, ngjyrë portokalli që Kadriu e ka ndërtuar 10 vite më parë, nuk ka një markë. Kadri Manaj mendon të çelë kompaninë e parë shqiptare të ndërtimit të automjeteve artizanale. Ai është tek të 30-at dhe makinën e parë artizanale ka nisur ta ndërtojë në moshën 13-vjeçare.

Kjo makine ngjyre portokalli në ditët e para të nëntorit është bere pjesë e panairit ne Tirane e Koleksionit të Mjeteve Historike Retro “N’gaz”. Makina e tij e modelit Lotus të më shumë se 40 viteve më pare, qëndron përpara Muzeut Historik Kombëtar. Ajo ka terhequr vemendjen e adoleshentët dhe të rinjtë që kanë vizituar panairin.

Eshte nje makine e prodhuar, e cila ka nxjerrë në dritë punën e 10 viteve që kish mbetur në garazhin e shtëpisë së Plykës. Locost është emri i makinës, të cilën e ka prodhuar Lotusi në vitet 1964-1965.

Fieraku Kadri Manaj e ka provuar ne një distancë deri në 10 km, sepse nuk mund të dalë në qytet për shkak se i mungon dokumentacioni. Per kete makine ai ka projekte te tjera, por kjo i perket se ardhmes.

Prodhimi i saj ka kushtuar deri tani rreth 5 milione leke te vjetra nderkohe qe makina ka ecur me shpejtesi deri ne 90 kilometer ne ore. Automjeti ne fjale mesohet se mund te lejohet ne qarkullim vetem pasi te jete kolauduar dhe lejuar nga ligji. /Kristaq Thana

The post Kjo eshte makina e pare “Lotus” e prodhuar ne Shqiperi appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.