Ballina Showbiz Kjo është këngëtarja e parë shqiptare që merr vaksinën për Covid-19

Kjo është këngëtarja e parë shqiptare që merr vaksinën për Covid-19

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Izolohet trajneri i Real Madrid

Bleona Qerreti është këngëtarja e parë shqiptare që merr vaksinën për Covid-19.

----

Këngëtarja Bleona Qerreti ka lajmëruar nëpërmes Instagramit se është vaksionuar me vaksinën kundër Covid-19.

Këngëtarja dhe bukuroshja shqiptare, e cila është deklaruar pro Trump në zgjedhjet e fundit në SHBA, ka thënë se ajo është vaksionuar dhe këtë ua rekomandon edhe të tjerëve që ta bëjnë sa më shpejt.

“Sapo jam vaksionuar dhe ua rekomandojë të gjithëve që sa më shpejtë ta marrin vaksinën e Covids-19. Është koha që ta mposhtim virusin njëherë e mirë”.

Izolohet trajneri i Real Madrid

Në anën tjetër ajo e ka shoqëruar vaksionimin me një fotografi që ka thënë se është nga një film i saj i ri.

“Kjo foto është nga filmi që e kam xhiruar muajin e kaluar – ende nuk është publikuar por dua t’i falëndëroj të gjithë stafin shëndetësor për punën e tyre – ata janë heronjtë tonë!”, ka shkruar ajo.

“Vetmohimi i juaj për ta ndihmuar komunitetin në kohë të vështirë është i pamohueshëm. Ju e keni mbështetjen time për të gjitha ato që i bëni”.

Postimi Kjo është këngëtarja e parë shqiptare që merr vaksinën për Covid-19 u shfaq së pari te LAJME.mk.

----- ----