Ballina Lajme Bota/Rajoni Kjo është gruaja që humbi jetën mbrëmë në rrugën e Banjës së...

Kjo është gruaja që humbi jetën mbrëmë në rrugën e Banjës së Tetovës (FOTO)

300
SHPËRNDAJE

Një grua 44 vjeçare ngaTetova ka humbur jetën mbrëmë, pasi me veturë ka rënë  në përrua në rrugën për në banjën e Tetovës. Në veturë kanë qenë edhe tre persona tjerë të cilët kanë marr lëndime trupore.

Organet hetimore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, por  nga pamjet mund të shihet se në këtë pjesë rruga ngushtohet, ndriçimi publik nuk punon, ndërsa edhe pse është një kthesë nuk mund të gjesh asnjë shenjë komunikacioni që tregojnë për kthesë apo ngushtim të rrugës. Këtë vit kjo rrugë u ndërtua edhe në pjesën e sipërme, ndërsa vetëm një pjesë e rrugës ku edhe ka ndodhur aksidenti është anashkaluar.

“Gjendemi në vendin ku mbrëmë një vetura me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin prapa meje. Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.”

Nga spitali Klinik i Tetovës thonë se janë duke i trajtuar dy pacientë, ndërsa njëri është dërguar në spitalin klinik në Shkup.

-Janë trajtuar 3 pacientë që janë paraqitur në Departamentin e Kirurgjisë dhe Traumatologjisë. 2 janë pacientë me lëndime në kokë, trup dhe sy. 1 nga këto është trajtuar në Departamentin e Oftalmologjisë, ndërsa tjetri është transferuar në Klinikën Universitare të Oftalmologjisë në Shkup. Pacienti i tretë është hospitalizuar në Departamentin e Kirurgjisë dhe Traumatologjisë me lëndime të kokës dhe trupit,- thonë nga Spitali i Tetovës.

Javëve të fundit  numri i aksidenteve me pasojë vdekjeprurëse është rritur në Rajonin e Pollogut. Në  disa raste si shkake të aksidenteve ka qenë është shpejtësia e lartë, por edhe mungesa e shenjave sinjalizuese.

The post Kjo është gruaja që humbi jetën mbrëmë në rrugën e Banjës së Tetovës (FOTO) appeared first on ShqipMedia.

-----