Ballina Lajme nacionale Kjo është gjuha që po përdorët para zgjedhjeve

Kjo është gjuha që po përdorët para zgjedhjeve

17
SHPËRNDAJE

Së shpejti pritet që të mbahen zgjedhjet në vendin tonë.

Dorëheqja e kryeministrit ka aktivizuar partitë politike në mobilizimin për zgjedhjet e reja, por përfaqësuesit e tyre nuk po bëjnë garë konkurruese për programe dhe ide, përkundrazi po merren me individë të caktuar të partive kundërshtare.

Në këtë drejtim ata nuk po e kursejnë veten nga përdorimi i gjuhës urrejtëse dhe denigruese, duke e rrezikuar kështu integritetin e procesit zgjedhor

Menjëherë pas dorëheqjes së kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit (më 19 korrik) partitë politike në Kosovë kanë nisur të mobilizohen për zgjedhjet e reja.

Pavarësisht faktit se ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të organizohet një proces i ri zgjedhor, përfaqësuesit e subjekteve politike kanë filluar ta godasin opinionin me deklarime elektorale, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri’.

Në anën tjetër zyrtarë të opozitës kanë konsideruar se tentimet për zgjedhjen e një kryeministri të ri pa shkuar fare në zgjedhje janë duke vazhduar ende, pavarësisht faktit se është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit. Por megjithëkëtë përfaqësuesit e partive tashmë kanë ashpërsuar gjuhën ndaj njëri-tjetrit.

Thumbimet, akuzat, kundërakuzat, ofendimet, janë disa prej veçorive që po i karakterizojnë deklarimet e zyrtarëve të lartë të partive politike ditëve të fundit.

-----