Ballina Lajme nacionale Kjo është gjendja sonte në vendet të cilat i ‘shkatërroi’ tërmeti

Kjo është gjendja sonte në vendet të cilat i ‘shkatërroi’ tërmeti

32
SHPËRNDAJE

Shqipëria u godit nga një tërmet i madh.

Fshati shqiptar që u zhduk nga tërmeti, në natën e sotme duket më i qet.

Balta nuk e pengon Gentin e vogël që të shkojë matanë tendës tjetër. Situatën ia vështirëson vetëm nëna që mundohet ta mbajë me zor brenda. Thumana është vendlindja e tij. Shtëpinë krejt të rrënuar e ka pak metra më tutje.

“Boll për sot, do shkosh të luash përsëri nesër”, dëgjohet teksa i thotë e ëma.

Petriti, një banor i tashëm, teksa mundohet të largoj balten nga tenda, tha se edhe sonte do të jetë aty e nesër do të sistemohen diku tjetër. Kështu thotë tu kenë thënë.

“Ata që janë pa shpija, na than se do shkojnë nëpër hotele, pjesa tjetër rreth 500 veta kthehen nëpër shpija të veta. Deri nesër ne mëngjes do të shpërngulën të gjithë nga kampet”, thotë ai.

Kujtimi i tërmetit zor të shlyhet edhe nga Andini, një djalë 15 vjeçar. Ai thotë se janë frikësuar shumë nga dridhjet e tokës dhe se kjo vazhdon t’iu shfaqet edhe në ëndërr.

Ndërsa edhe më vështirë këto ditë krize po i përjetojnë të moshuarit. Merita, një grua 67 vjeçare thotë se nuk po kanë guxim të flenë.

“Unë jam 67 vjeçe e tronditur si e gjithë familja. Jemi 7 anëtar, nuk guxojmë me flejt rehat është ftohtë dhe mezi ngrohemi”, tha ajo.
Edhe një banor tjetër i ka thënë lajmit se gjendja është stabile dhe po zhvendosen nëpër hotele.

Mësohet se Bubqi vazhdon të jetë zona më e prekur nga tërmeti ani pse kjo nuk ka marrë vëmendje në media.

“Atje është shkatërruar gjithçka, por nuk erdhën mediat për shkak të viktimave në Thumanë dhe Durrës, por këtu jemi shkatërruar tërësisht”, ka thënë ky banor i Bubqit.

Vlen të theksohet se sot në Shqipëri ka qenë situatë më e qetë dhe nuk ka pasur tërmete të shpeshta si 3 ditët e kaluara.

Në disa zona të prekura po vazhdon kërkimi për trupa të vdekur nën rrënoja, ndërsa numri i të vdekurve gjithsej ka arritur në 49.