Ballina Lajme nacionale Kjo është gjendja e punëtorit të ndërtimtarisë që ra nga lartësia

Kjo është gjendja e punëtorit të ndërtimtarisë që ra nga lartësia

18
SHPËRNDAJE

QKUK njofton për gjendjen e punëtorit të ndërtimtarisë që është rrëzuar sot duke punuar në ndërtimin e një çerdhjeje në Prishtinë.

Rastin e ka lajmëruar faqja “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, në Facebook, ku kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Doktoresha Nerxhivane Kadriu ka treguar se gjendja e pacientit është duke u stabilizuar.

“Pacientit ka nisur t’i përmirësohet gjendja. Tani është i vetëdijshëm, ka lëndime por jo shumë të rënda”, ka thënë Kadriu.

-----