Ballina Lajme nacionale Kjo është gjendja e përsonave të plagosur te Lagjja e Spitalit

Kjo është gjendja e përsonave të plagosur te Lagjja e Spitalit

90
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë,

Mjeku kujdestar në QKUK Agron Çitaku ka dhënë detaje rreth gjendjes së personave të plagosur, në incidentin me armë zjarri sot në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.

Ai tha se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot në QKUK, para orës 16:00 jemi lajmëruar për disa të lënduar me armë zjarri dhe nga ana e ndihmës së shpejtë janë sjellë katër persona, të cilët janë me lëndime të rënda trupore dhe janë në trajtim të mëtutjeshëm. Prej tyre një ka hyrë në sallë, një është në gjendje shumë të rëndë dhe dy të tjerë janë po ashtu në gjendje të rëndë me lëndime në pjesë të ndryshme të trupit”, tha ai.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza”, policia ka arrestuar edhe të dyshuarit e parë.

Këtë gjë e konfirmoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se informatat e sakta rreth kësaj ngjarje do të dihen pas hetimeve.

“Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, tha Ahmeti.

---- ----
----
----- ----
-----