Ballina Lajme nacionale Kjo është gjendja e dy të plagosurve tjerë te Lagjja e Spitalit

Kjo është gjendja e dy të plagosurve tjerë te Lagjja e Spitalit

95
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Njofton QKUK.

Dy persona kanë vdekur sot nga përleshja me armë zjarri në Lagjen e Spitalit, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare, Avdush Bajgora ka treguar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Bajgora është shprehur se njëri prej tyre ka pasur lëndime në tru – që pas operacionit të suksesshëm po mjekohet nën kujdes intensiv për shkak të gjendjes së rëndë.

Po ashtu, pacienti tjetër nga rasti tragjik sot në Prishtinë ka pasur lëndime në ekstremitete – arterie vitale të gjakut dhe është në mjekim intensiv.

“Njëri ka pasur lëndime në kokë, në tru, me armë të zjarrit dhe iu është nënshtruar operacionit nga kirurgu plastik, që ka rezultuar me sukses, por gjendja e tij është e vështirë, edhe pacienti tjetër ka pasur lëndime të arterieve vitale të gjakut në ekstremitete dhe të dy janë në mjekim intensiv sepse janë në gjendje të rëndë”- tha Bajgora.

---- ----
----
----- ----
-----