Ballina Sport “Kjo është çmenduri, nuk kam gisht…”, Raul Bova reagon pas akuzave për...

“Kjo është çmenduri, nuk kam gisht…”, Raul Bova reagon pas akuzave për vrasje

20
SHPËRNDAJE

Raul Bravo, ish-mbrojtësi i Real Madridit është nën akuzë nga shtypi serb që e sheh si porositësin e ekzekutimit të ish-shokut të tij të skuadrës, Darko Kovaçeviç. Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka komentuar lajmin për “Radio Marca”-n.

“Familja ime ka lexuar këto gjëra dhe janë të rënda. Darko më ka telefonuar dhe më ka siguruar se bëhet fjalë për një absurditet, një çmenduri.

Kemi qenë shokë ekipi dhe kemi një raport të mirë. As “Netflix” s’do ishte në gjendje ta bënte një film të denjë për këtë histori. Fillimisht mendova se bëhej fjalë për një grabitje, nuk do ta besoja kurrë se dikush kërkon t’i bëjë keq. Opeacioni Oikos? Po kërkojmë të provojmë se akuzat janë false” – tha Raul Bova.