Ballina Showbiz Kjo është brenga e vetme që ka Blero për dasmë

Kjo është brenga e vetme që ka Blero për dasmë

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këngëtari Blero tregon brengën e vetme që ka për dasmë.

Këngëtari i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Blero Muharremi ishte sonte i ftuar në emisionin veror të RTV 21, “21 Gradë”. Blero krahas që promovoi albumin e tij më të ri “6 copë jetë”, ai tregoi edhe detaje të pathëna për dasmën e tij, përcjell rtv21.

Ai tha që ceremonia e dasmës do të mbahet në Shëngjin dhe se ceremonia martesore do të organizohet nga Alketa Vejsiu.

Blero tregoi edhe brengën më të madhe që ka gjatë organizimit të kësaj ceremonie, e cila është mysafirët.

“Unë e kam një problem te puna e listës, mos të e harroj dikë që nuk duhet me harru”, tha këngëtari. Blero dashurinë e tij disa vjeçare me modelen e njohur, Afrona Dika do ta kurorëzojë me martesë në muajin shtator të këtij viti.

Ai më 14 korrik ka filluar t’i publikojë këngët e albumit “6 copë jetë”.

Këngëtari përmes rrjeteve sociale pati treguar se do t’i publikojë këngët nga ky album çdo ditë deri më 19 korrik.

“I thash të dua” është projekti i fundit i Bleros që është publikuar sot gjatë ditës. Kënga qysh në orët e para ka marrë komente të shumta nga fansat e këngëtarit dhe mbetet të shihet se cila nga këngët e albumit më të ri do të pëlqehet më shumë.

---- ----
----
-----
-----