Ballina Lajme nacionale Kjo është arsyeja pse VV druan të ia jap presidentin LDK-së

Kjo është arsyeja pse VV druan të ia jap presidentin LDK-së

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LVV druan nga “kontrolli presidencial” i LDK-së mbi diplomaci, gjyqësi e mekanizma të sigurisë.

Nuk janë kapërcyer dallimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike (LDK) që i kanë për postin e kreut të shtetit. Për pasojë, ka rezultuar i dështuar edhe takimi i së premtes, i realizuar ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Një burim në LVV i ka thënë gazetës pas takimit se kjo parti do që në marrëveshjen e koalicionit, që synohet të mbërrihet mes këtyre dy subjekteve politike, pika që i referohet presidentit të ketë formulim “neutral”, ndërsa LDK-ja këmbëngul që taksativisht t’i përshkruhet e drejta asaj për ta dhënë propozimin, shkruan sot Koha.

“Nuk ka pasë ndonjë risi, përveç mbajtjes së qëndrimeve qe i kanë pasur deri tani”, ka thënë ky burim. “Ne insistojmë që posti i presidentit, ose të mos përfshihet fare në marrëveshje, ose të ketë një formulim me gjuhë neutrale. Ky formulim nënkupton që të përfshihet një fjali, në të cilën theksohet që të dyja palët si partnerë do të përkushtohen në gjetjen e një personaliteti si kandidat për president”.

Në fund të muajit të shkuar LVV-ja dhe LDK-ja i kanë përmbyllur të gjitha çështjet kontestuese mes tyre në lidhje me programin qeverisës. Me këtë, partitë që kanë paralajmëruar se do ta bëjnë Qeverinë e re, kanë kaluar në fazën e re të negociatave – atë për hisenë që secila do ta ketë në pushtet.

Për ndarjen e resorëve ishte paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit do të merren vesh liderët e të dyja subjekteve që ndodhen në negociata për formimin e koalicionit qeverisës. Por pengesë është bërë posti i kreut të shtetit. LDK-ja ka kushtëzuar mbërritjen e marrëveshjes me këtë pozitë, e cila do të lirohet tek në pjesën e parë të 2021-s, kur i përfundon mandati Hashim Thaçit.

---- ----
----
-----
-----