Ballina Lajme nacionale Kjo është arsyeja e shtyrjes së takimit Kurti – Mustafa

Kjo është arsyeja e shtyrjes së takimit Kurti – Mustafa

16
SHPËRNDAJE

Mësohet arsyeja e shtyrjes së takimit Kurti-Mustafa.

Takimi në mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa i paralajmëruar për në orën 14:00 është shtyrë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se takimi është shtyrë për shkak pjesëmarrjes së LDK-së në varrimin e të ndjerim Ekrem Rexha.

“Varrimi i Ekrem Rexhës është në orën 14:00 dhe na ka obliguar të kërkojmë shtyre për një orë. Kërkesë njerëzore për ta nderuar një personalitet që është nda nga jeta”, ka thënë Haziri për lajmi. net.

Vlen të theksohet se më herët VV ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, nga ku është marrë vendim që emri i mandatarit për kryeministër të dërgohet gjatë ditëve në vijim.