Ballina Lajme Bota/Rajoni Kishte qepur maska për infermierët, 10-vjeçarja vdes në aksident

Kishte qepur maska për infermierët, 10-vjeçarja vdes në aksident

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kishte qepur dhjetëra maska për infermierët pasi kishte mësuar nga gazetat se i mungonin pasjisjet mbrojtëse në mesin e epidemisë së koronavirusit. Bujaria e saj kishte prekur shumë njerëz pasi lajmi pati mbushur gazetat në vende të ndryshme të botës.

----

Tani, mësohet se autorja e këtij gjesti kaq prekës, 10 -vjeçarja Lexi Collins, ka vdekur për shkak të një aksidenti tragjik me makinë. Ngjarja ndodhi në Munday, të Teksasit. Historia e Lexit bëri bujë në fillim të prillit, kur një spital lokal, Anson General Hospital, e kishte falenderuar publikisht vogëlushen në Facebook për dhuratën e bërë infermierëve.

“Faleminderit që ia zbukuruat ditën Lexit me postimin tuaj. Ajo e adhuron qepjen dhe unë jam infermiere, ndaj donte t`i ndihmonte të gjithë. Lexi është shumë e lumtur t`ju ofrojë ndihmën e saj”,  ishte pergjigjur atëherë e ëma, Jara Collins.

 

----- ----