

Këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka zbuluar një ditë më parë se ka djegur aksidentalisht palestrën e shtëpisë së saj.
Përmes një video në “Instagram”, ajo shprehet se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, dhe palestrën e ka djegur me dy qirinj.
Në videon në fjalë, ylli i popit tregon se është hera e parë që është rikthyer në palestër që nga incidenti që ndodhi gjashtë muaj më parë.
“S’kam qenë këtu për rreth 6 muaj sepse dogja palestrën time për fat të keq. Kisha dy qirinj dhe po … një gjë çoi në një tjetër dhe unë e dogja atë”, shkruan Britney krahas videos.
Këngëtarja u shpreh se për fat të mirë nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar: “Unë eca drejt derës së palestrës dhe flakët u ndezën. Falë Zotit alarmi u ndez dhe askush nuk u lëndua”.