Ballina Lajme Bota/Rajoni “Kishte edhe koronavirus”/ Del autopsia përfundimtare, afro-amerikani vdiq nga…

“Kishte edhe koronavirus”/ Del autopsia përfundimtare, afro-amerikani vdiq nga…

127
SHPËRNDAJE

Autopsia përfundimtare e kryer për George Floyd tregon se ia ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Raporti i doktor Andreë Baker, tregon se qafa e Floyd ishte shtypur kur oficeri Chauvin vuri gjurin e tij mbi Floyd, dhe e mbajti aty për më shumë se tetë minuta.

Raporti i ri gjithashtu tregon se Floyd kishte pasur mavijosje në kokë, fytyrë, gojë, shpatulla, krahë dhe këmbë, por nuk ka asnjë provë se ndonjë prej këtyre dëmtimeve ishte fatale.

Autopsia e fundit tha se Floyd ishte një pacient që vuante nga zemra nga tensioni i lartë i gjakut dhe kohët e fundit kishte testuar pozitiv për koronavirusin, por pa asnjë indikacion se ai moment luajti ndonjë rol në vdekjen e tij.

Akuza të reja janë ngritur kundër katër policëve të pushuar nga puna, të cilët ishin të pranishëm në kohën e vdekjes së amerikanit George Floyd në Minneapolis, njoftoi të mërkurën Prokurori i Përgjithshëm i Minesota.

-----