Ballina Lajme Bota/Rajoni Kirgistani dhe Taxhikistani e përfunduan tërheqjen e forcave shtesë

Kirgistani dhe Taxhikistani e përfunduan tërheqjen e forcave shtesë

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bishkek, 3 maj – Kirgistani dhe Taxhikistani e përfunduan tërheqjen e forcave shtesë nga kufiri pas konfliktit të armatosur disa ditë më parë, kumtoi shërbimi kufitar I Kirgistanit.

Theksohet se situate në kufi është stabile dhe se gjatë natës së kaluar nuk është shënuar incident.

Konflikti midis dy vendeve shpërtheu në 28 prill, jo shumë larg stacionit të pompimit të ujit Golovnoj, të cilin Taxhikistani e konsideron territorin e tij dhe Kirgistanin territorin e saj të diskutueshëm.

Në përleshje jetën e humbën rreth 40 persona, ndërsa më shumë se 200 mbetën të plagosur.

Në takimin e djeshëm të dy palëve u dakordua që pajisja ushtarake të tërhiqet në kazermat.

The post Kirgistani dhe Taxhikistani e përfunduan tërheqjen e forcave shtesë appeared first on KOHA.

---- ----
-----