Ballina Lajme Bota/Rajoni Kina sërish në alarm, fut në izolim 400 mijë persona

Kina sërish në alarm, fut në izolim 400 mijë persona

31
SHPËRNDAJE

Një vatër e re e të infektuarish me Covid ka shpërthyer në një rajon pranë Pekinit. Kjo ka detyruar autoritetet që të fusin në karantinë 400 mijë persona.

Sipas mediave të huaja, kufizimet kanë hyrë në fuqi në qarkun Anxin, të provincës Hebei, pranë kryeqytetit, ku autoritetet njoftuan rikthimin e masave shtrënguese.

Në këtë zonë janë regjistruar 18 raste të reja në javët e fundit dhe për këtë arsye autoritetet rivendosën masat.

Tashmë në Anxin lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm punëtorët, ndërsa nga familjarët vetëm një person mund të bëjë pazar. Asnjë banor jo-rezident nuk do të lejohet të hyjë në ndërtesa, bashkësi ose fshatra. Autoritetet kanë paralajmëruar se kushdo që shkel rregullat do të ndëshkohet nga policia