Ballina Lajme Bota/Rajoni Kina merr hapin e rëndësishëm për vaksinën e koronavirusit

Kina merr hapin e rëndësishëm për vaksinën e koronavirusit

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në provat e ardhshme klinike të vaksinave të COVID-19, por duke u mbështetur në bashkëpunimin e mëparshëm në zhvillimin e vaksinave. Kjo u bë e ditur nga ministri i shkencës dhe teknologjisë në Kinë, Wang Zhigang.

“Zhvillimi i një vaksine është ende strategjia jonë themelore për të mposhtur koronavirusin e ri”, theksoi ai.

----

Kina po bën përpjekje të mëdha për të zhvilluar një vaksinë për pandeminë që ka përfshirë globin, e cila nisi në qytetin e saj qendror, Wuhan.

Presidenti Xi Jinping u zotua muajin e kaluar në Asamblenë Botërore të Shëndetit, organi drejtues i OBSH-së, se vaksinat që do të zhvillohen në Kinë do të bëhen një “e mirë publike globale” sapo të jenë gati për përdorim. Ai theksoi se ky do të jetë kontributi i Kinës për të siguruar mundësinë e vaksinimit dhe që vaksina të jetë e aksesueshme nga të gjithë.

----- ----