Ballina Lajme Bota/Rajoni Kina heq kufizimet në Vuhan, qyteti ku shpërtheu COVID-19

Kina heq kufizimet në Vuhan, qyteti ku shpërtheu COVID-19

69
SHPËRNDAJE

Kina ka hequr kufizimet në Vuhan, qyteti kinez nga ku shpërtheu COVID-19, nga i cili deri më tani kanë humbur jetën mbi 75 mijë persona në botë.

Vendimi i autoriteteve kineze erdhi pas 76 ditësh. Siç raportojnë mediat lokale, rreth mesditës së sotme autoritetet lejuan trafikun të lëvizë jashtë kryeqytetit Vuhan të provincën qendrore Huber.

Më 23 janar, Kina vendosi bllokimin në Vuhan për të frenuar përhapjen e koronavirusit në këtë qytet ku për herë të parë u shfaq koronavirusi.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Vuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.

-----