Ballina Lajme Bota/Rajoni Kina dënoi me vdekje dy ish-funksionarë Ujgurë nga Sinxhiang për separatizëm

Kina dënoi me vdekje dy ish-funksionarë Ujgurë nga Sinxhiang për separatizëm

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pekin, 7 prill – Kina ka dënuar dy ish zyrtarë Ujgurë me vdekje në rajonin veriperëndimor Sinxhiang nën akuzën për separatizmëm dhe pranim të ryshfetit.

Vendimet u janë dhënë mbrëmë vonë dhe ekzekutimi u shty për dy vjet. Sipas praktikës penale kineze, dënimet e tilla zakonisht zëvendësohen me burgim të përjetshëm pas dy vjetësh, nëse të dënuarit ndërkohë janë sjellë mirë.

I dënuar ish zyrtar lokal i arsimit të lartë, Satar Savut dhe ish këshilltari ligjor Shirzat Bavudun janë burokratët e rinj nga Sinxhiang, pjesëtarë të pakicës myslimane Ujgurë, të dënuar për kërcënim të sigurisë kombëtare.

Pekini e quan atë fushatë kundër “zyrtarëve hipokritë” që përpiqen të minojnë qeverinë kineze nga brenda.

“Q të dy janë deklaruar fajtirë dhe nuk do të apelojnë”, tha Vang Langtao, nënkryetar i Gjykatës së Lartë të popullit në Sinxhiang.

Rastet e sigurisë kombëtare shqyrtohen pas dyerve të mbyllura.

Satar Savut është arrestuar që nga viti 2018 dhe nuk dihet kur u burgos Shirzat Bavudun.

The post Kina dënoi me vdekje dy ish-funksionarë Ujgurë nga Sinxhiang për separatizëm appeared first on KOHA.

---- ----
----
-----
-----