Ballina Lajme Bota/Rajoni Kina bën ‘mrekullinë’/ Përfundon ndërtimi i spitalit gjigand, mjaftuan 10 ditë punë...

Kina bën ‘mrekullinë’/ Përfundon ndërtimi i spitalit gjigand, mjaftuan 10 ditë punë (FOTO)

13
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar spitali i dedikuar për pacientët e prekur nga koronavirusi në Kinë, punimet e të cilit nisën vetëm 10 ditë më parë.

Ndërtimi i spitalit me 1 mijë shtretër në Wuhan ka përfunduar sot, ndërsa do të presë pacientët e parë të prekur me koronavirus, duke filluar nga dita e hënë, ka raportuar media shtetërore kineze.

Inxhinierë thuajse nga e gjithë Kina u dërguan në Wuhan për të bërë të mundur ndërtimin sa më parë të spitalit, i cili është i dyti i dedikuar për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Spitali do të jetë nën kontrollin e ushtrisë kineze, ndërsa Xinhua raporton se pjesa më e madhe e stafit janë të njëjtë me ata që kuruan pacientët e prekur nga SARS-i, 13 vite më parë.

-----