Ballina Lajme Bota/Rajoni “Kim u lëndua nga raketat”, ish-zyrtari zbulon se çfarë i ka ndodhur...

“Kim u lëndua nga raketat”, ish-zyrtari zbulon se çfarë i ka ndodhur diktatorit të Koresë së Veriut

124
SHPËRNDAJE

I gjallë, i vdekur, apo i sëmurë? Këto janë pyetjet që po shtrojnë mediat më të mëdha në botë për liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Disa media pretendojnë se ai mund të ketë vdekur,edhe pse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar, ndërkohë djeë në mbrëmje një zyrtar tha se ai është “gjallë dhe shëndosh”.

Por tashmë ka dalë në dritë një teori tjetër. Një ish-zyrtar i Koresë së Veriut, Lee Jeong Ho, pretendon se Kim Jong Un mund të jetë lënduar gjatë lëshimit të raketave.

Kim mund të jetë lënduar gjatë lëshimit të raketave, nga ndonjë incident”, thotë ai.

Ish-zyrtari i Partisë së Punëtorëve, Lee Jeong Ho shkruajti në gazetën e Koresë së Jugut Dong-a Ilbo se Kim duhet të ketë qenë mjaft i shëndetshëm për të autorizuar testet e raketave në 14 Prill, por mund të ketë dëmtuar veten në këtë proces.

 

-----