Ballina Lajme Bota/Rajoni Kim Mehmeti: Më vjen për të vjellë ndaj Perëndimit, që mori më...

Kim Mehmeti: Më vjen për të vjellë ndaj Perëndimit, që mori më qafë shqiptarinë. O Allah na mbro

40
SHPËRNDAJE

Kim Mehmeti, që deri më sot e njihnim për shkrimtar, përveçse është bërë “mashë” në dorën e familjes Berisha-Meta, po shfaqet edhe si një ekstremist nga ata të ISIS.

Pasi u shfaq si ai terroristi që i preu kokën mësuesit francez, duke sulmuar ambasadorin e Kosovës me të njëjtën mënyrë, këtë radhë Kim Mehmeti, pas vrerit të zakonshëm ndaj Ramës, ka sulmuar ashpër Perëndimin.

“Piktorin e ‘Rilindjes’, me lekët dhe tenderët në dorë, mund ta gjesh vetëm atje ku janë grumbujt me ‘plehëra dhe me qelbësira” !

– Mund të pritet që qeveria e ‘Rilindjes’ të shpallë edhe gjendje të jashtëzakonshme, vetëm që t’i pengojë aktivitetet e partive opozitare!

– Më vjen për të vjell sa herë që shoh si disa diplomat dhe ‘intelektualë’ të Kosovës, i mbrojnë vlerat perëndimore, por duke u jargavitur para të huajve dhe duke mbrojtur interesat e burrështetasve që morën në qafë shqiptarinë”, thotë ai, ndërsa në fund i ka futur edhe një lutje.

“Për miqtë që më pyesin pse nuk u përgjigjem atyre që më shajnë e ofendojnë, që më shpallin përfaqësues të ‘forcave të errëta islamiste’ dhe ‘arabizues’ të shqiptarisë?!

Unë merrem dhe kritikoj dukuri, që sipas meje, e dëmtojnë popullin tim shqiptar, e jo me ata që më shajnë mua, me çka me asgjë nuk e dëmtojnë shqiptarinë.

Pastaj nuk jam aq naiv sa të besoj se me mua do pajtohen edhe ata, të cilëve ua dëmton interesat dhe që më të rëndësishëm e kanë grazhdin që i ushqen se çka do tjetër njerëzore.

Sado që nuk e besoni, çdo mëngjes, përpos lutjeve tjera, Zoti ia drejtoj edhe këtë përgjërim: O Allah, gjatë jetës kam përjetuar fatkeqësi nga më të ndryshmet, andaj të lutem, tani në pleqëri, më kurse nga e keqja që të më lëvdojnë ata që të nderojnë kur të shajnë si dhe, ata që të çojnë të skuqesh nga turpi kur të lëvdojnë!”

(TemA)

-----