Ballina Lajme nacionale KFOR-i vazhdon me ushtrim, kësaj radhe në fshatin Zhur

KFOR-i vazhdon me ushtrim, kësaj radhe në fshatin Zhur

15
SHPËRNDAJE

KFOR-i me ushtrim në fshatin Zhur të Prizrenit.

KFOR-i ka paralajmëruar se do të realizojë një ushtrim në rajonin e Komunës së Prizrenit, saktësisht në fshatin Zhur.

Ky ushtrim që do të mbahet të hënën nga ora 7:00 deri në ora 14:00 do të përdoren edhe mjete ushtarake, përfshirë edhe helikopterë.

KFOR dhe Komuna e Prizrenit kanë njoftuar opinionin që të kenë parasysh këtë situatë dhe të ndjehen të sigurtë.

Ky ushtrim ushtarak nuk do të ketë ndonjë ndikim në mjedis dhe nuk do të pengojë rrjedhën normale të qytetarëve.

-----