Ballina Lajme nacionale Këto zhvillime do të ndodhin sot në Kosovë

Këto zhvillime do të ndodhin sot në Kosovë

10
SHPËRNDAJE

Sot do të mbahen disa aktivitet në gjithë Kosovën.

Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, mban takim me strukturat e partisë. (Restorant “Bodrum”, ora 11:00)

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi mban konferencë. (Selia e Bashkësisë Islame, ora 11:00)

Në kuadër të kampanjës humanitare, Petrol Company dorëzon çelësat e shtëpive për dy familje skamnore në Gjakovë. (Rruga “Dergut Vokshi” në Gjakovë, ora 14:30)

Bëhet përurimi i Shtëpisë së familjes Aliu në Obiliq. (Fshati Milloshevë, ora 15:00)

Prezantohet kupa e Ligës së Kampionëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00)

-----