Ballina Lajme nacionale Këto tri parti politike janë ankuar në PZAP për parregullsi gjatë numërimit...

Këto tri parti politike janë ankuar në PZAP për parregullsi gjatë numërimit të votave

14
SHPËRNDAJE

PDK, LDK dhe koalicioni Nisma-AKR-PD ankohen se pati parregullsi gjatë numërimit të votave.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me pretendimin se kanë ndodhur parregullsi gjatë numërimit të votave.

Kryesues i PZAP-së Mul Desku, ka konfirmuar për KTV-në këtë ankesë, pa saktësuar se çfarë përmban ajo.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë bërë ankesa për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.

PZAP-ja ka thënë se këto ankesa do t’i shqyrtojë gjatë ditës.

“Tri subjekte politike PDK-ja, LDK-ja dhe koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-PD, kanë paraqitur ankesa në PZAP me pretendimet se formularët e rezultateve të kandidatëve nuk kanë qenë në rregull dhe votat nuk janë regjistruar ashtu siç duhet në ata formular. A kanë kërkuar rinumërim unë nuk e di se ankesat i shqyrtojnë gjyqtarët”, ka thënë Desku.

Pas numërimit të 98.47 për qind të votave, PDK-ja është e treta në renditje me 21.25 për qind apo 167402 vota. VV-ja prin me 25.51 për qind, ndërsa LDK-ja ka 24.82 për qind.

-----