Ballina Lajme nacionale Këto sinjale tregojnë se marrëveshja VV-LDK po shkon drejt dështimit

Këto sinjale tregojnë se marrëveshja VV-LDK po shkon drejt dështimit

19
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, me veprimin e tij duke emëruar ministrat kokë në vete për të dytën herë, pas propozimit befasues të Glauk Konjufcës në postin e Kryeparlamentarit, pa u konsultuar fare me LDK’në, sipas të gjitha gjasave është sinjal i qartë se një marrëveshje me LDK’në në orët e ardhshme do jetë e pamundur.

Albin Kurti gjatë ditës së sotme para takimit me Presidentin Thaçi, ka befasuar të gjithë me propozimin e pesë ministrave për kabinetin qeveritarë. E krejt këtë e kishte bërë krye në vete pa u konsulltuar fare me LDK’në, të cilën po e sheh si partnere të vetëm në Qeveri.

Kurti pas propozimeve të partisë së tij, kishte ftuar LDK’në që të propozojë emrat e saj për ministrat e 5 ministrive.

E gjithë kjo ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në LDK, të cilët kanë reaguar menjëherë përmes anëtarit të tyre Florian Dushi, i cili e kishte quajtur sjellje femijërore veprimin e Kurtit.

“Përmes sjelljeve fëmijërore po vazhdon të komplikohet situata, ndërkohë që vendi ka nevojë urgjente për një qeveri ndryshe dhe veprime të pjekura e qasje serioze ndaj problemeve të shumta të qytetarëve tonë!”, ka shkruar Dushi në Facebook.

Gjithashtu Gazeta Metro nga burimet e saj brenda VV’së, ka marrë vesh se mospajtimet mes tyre dhe LDK’së vetëm sa janë thelluar dhe se një marrëveshje tjetër ka pak gjasa të ndodhë.

Ndërsa, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duke ndërmarrë veprime të njëanshme, ka dëmtuar procesin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

‘Veprimet e njëanshme të Vetëvendosjes e kanë dëmtuar shumë procesin e negociatave, sepse ne kemi pasur edhe një hap për arritjen e marrëveshjes. Mirëpo veprimet që kanë ndodhur kohëve të fundit sigurisht e kanë lënduar shumë procesin. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të arritur një marrëveshje me Vetëvendosjen’, është shprehur sot Agim Veliu.

Kurti njëtë kishte vepruar njëanshëm edhe ditë me parë kur propozoi Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, pa u konsultuar fare me LDK’në, ky veprim e kishte befasuar partin e Isa Mustafës.

Në marrëveshjen që ishte biseduar mes LDK’së dhe VV’së, Vjosa Osmani ishte emri që do propozohej për kryeparlamentare dhe se ky post i takonte partisë së Mustafës.

Në njërën anë veprimet e njëanshme të Kurtit pa u konsultuar fare me LDK’në, dhe LDK në anën tjetër e cila deri me tash nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se mund të ketë marrëveshje të re, janë tregues të qartë se zor që mund të ketë një bashkëqeverisje.

-----