Ballina Lajme nacionale Këto qytete 2020-ta i zuri në terr në Vitin e Ri

Këto qytete 2020-ta i zuri në terr në Vitin e Ri

8
SHPËRNDAJE

Viti i Ri, këto qytete 2020-ta i zuri në terr.

Disa prej qyteteve kryesore të vendit mbrëmë e kanë pritur Vitin e Ri nën dritën e qirinjve.

KEDS tha se e gjitha ka ndodhur për shkak të mbingarkesave të cilat kanë shkaktuar dëme.

Fillimisht u raportua se në disa zona, veçanërisht në Fushë Kosovë dhe Malishevë janë mbingarkesa ekstreme, ku janë djegur në vazhdimësi siguresat. Nga kjo nuk shpëtoi as Prizreni, Suhareka dhe Ferizaj.

Po ashtu, për shkak të mbingarkesave në Gjakovë janë djegur disa kabllo të tensionit të mesëm dhe për pasojë rreth 8000 konsumatorë kanë kaluar natën më të gjatë të vitit pa energji elektrike.

Energjia elektrike është rikthyer në disa zona të Gjakovës rreth orës 01:00 pas mesnate.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se pavarësisht mbingarkesës është e pafalshme që gjysma e komunës së Gjakovës të jetë në terr në natën e ndërrimit të motmoteve.

“Thjesht e pafalshme! KEDS nuk mund të arsyetohet kështu”, shkroi ai në Facebook.

KEDS ka apeluar për kursim maksimal të energjisë elektrike.

-----