Ballina Lajme nacionale Këto ngjarje pritet të ndodhin sot në Kosovë

Këto ngjarje pritet të ndodhin sot në Kosovë

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ja çka do të ndodh sot në Kosovë.

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 9:00 – vetëm pamje)

– Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë organizon ceremoninë e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje në Republikën e Kosovës me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”. (Objektin e Ish Rilindjes, në katin përdhesë, në Amfiteatrin e madh, ora 9:00)

– Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, merr pjesë në debatin “Talk the Talk”, organizuar nga departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science, në Kolegjin Riinvest. (Kolegji Riinvest, Rr. Lidhja e Prizrenit, nr. 56 Prishtinë, ora 10:00)

– Shpërndahen kontratat për përfituesit e skemës së granteve Start-Up 2019, projekte këto të cilat financohen nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në ambientet e Fakultetit Teknik në UP, ora 10:00)

– Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovëë mbahet finalja në futboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 10:00)

– Shënohet njëzet vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. (Kati përdhes i Qendrës Mësimore “Steve Bennett” në objektin e Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të vizitojë Komunën e Mitrovicës ku do të takoj kryetarin e komunës Agim Bahtiri në të cilin do të diskutohet rreth pergaditjes së Garës Nacionale të Sportit që do të filloj nga muaji shtator. (Objekti i komunë së Mitrovicës, ora 11:30)

– Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm së Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:30 – vetëm pamje)

– Ambasada Britanike përmes partnerit implementues – Axiom International and Agencia lanson projektin ‘Fuqizimi i Sistemit Prokurorial të Kosovës’. (Hotel Sirius, ora 13:00)

– Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pret në takim kryetarët e partive politike nga Medvegja, kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon vizitë në Fabrikën e Bllokave Silcapor së bashku me Drejtorat e KEDS – KESCO. (Objekti i Fabrikës Silcapor në Kaçanik, ora 15:00)

– Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit do të organizojë aktivitetin “KOSTT hap dyert për tregun dy ditorë në përkrahje të produkteve bujqësore vendore”. (Kopshti i selisë qendrore të KOSTT-it në Prishtinë).

---- ----
----
----- ----
-----