Ballina Lajme nacionale Këto lagje në Prishtinë po përballen me mos furnizim me nxemje

Këto lagje në Prishtinë po përballen me mos furnizim me nxemje

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Temperaturat në vendin tonë do të bien.

Ngrohtorja “Termokosi” vazhdon të ketë probleme me furnizim në kryeqytet.

Kësisoji, banorët e lagjes “Bregu i Diellit”, zona- perëndim që përfshinë gjithësejë tre hyrje banesash, vazhdojnë të mbesin pa furnizim me nxemje si pasojë e një defekti të cilin ekipet e “Termokosit”, nuk po arrijnë ta identifikojnë.

Nga po i njëjti defekt janë prekur më shumë se 60 banesa në hyrjet e rrugës “Major Mehmet Bushi”, shkruan Indeksonline.

“Megjithëse sezona e furnizimit ka nisur, te ne ende nuk po dihet se kur do të kemi. Tash e 16 ditë Këtu janë parë ekipet e angazhuara që vijnë dhe kthehen mbrapashtë pa ditur se ku qëndron problem, aq më tepër që tash temperaturat do të bien”, ka thënë një banorë i kësaj lagjeje

---- ----
----
----- ----
-----