Ballina Shëndetësi Këto janë vlerat ushqyese të bozës

Këto janë vlerat ushqyese të bozës

24
SHPËRNDAJE

Në Shqipëri, boza është prodhuar kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit.

Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera duke pasur përbërës kryesor të sajin misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni ku mund të jetë gruri, elbi, meli ose/dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 °C, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak.

Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje B, transmeton Express.

Me hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Pacara-it, i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë.

-----