Ballina AKTUALE Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Medvegjë

Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Medvegjë

154
SHPËRNDAJE

Sipas rezultateve preliminare që jan publikuar nga komisioni zgjedhor dy listat shqiptare, kanë siguruar gjithsej 665 vota prej tyre, Lista nga Partia për Veprim Demokratik të cilën e përfaqëson, Florim Sahiti ka fituar 273 vota, ndërsa koalicioni “Alternativa për Ndryshim dhe Partia Demokratike” i udhëhequr nga Muharrem Salihu, ka marrë 392 vota, për krahasim në vitin 2015 ku u zhvilluan zgjedhjet lokale ku PVD kishte grumbulluar 465 vota dhe PD kishte grumbulluar 725 vota, këtë vitë partit Shqiptare së bashku kan arritur të i sigurojn vetëm 665 vota, duke pësuar një debakël të madhë për gjithë Shqiptarët.

Siç shkruan portali Medvegja, Partitë shqiptare vështirë se do të mund t’i sigurojnë më shumë se 2 ulëse në Kuvendin Komunal të Medvegjës nga zgjedhjet e mbajtura dje, krahas 25 vendeve sa i ka gjithsej asambleja lokale e kësaj Komune

Në listë me numër më të madh votash radhitet partia e presidentit të Serbies Aleksandër Vuçiq ku ka grumbulluar 2.764 vota apo 61.89%.

Shteti i Serbisë i ka shlyer shqiptarët e Medvegjës nga regjistri i adresave, duke u pamundësuar kështu atyre që të votojnë në zgjedhjet lokale. Si pasojë e këtij pastrimi nga listat zgjedhore, thuhet se vetëm rreth 500 shqiptarë kanë votuar sot në Medvegjë për dy partitë shqiptare, Partinë për Veprim Demokratik (PVD) dhe koalicioni Partia Demokratike (PD) dhe Alternativën për Ndryshim (APN). /BujanociNet/