Ballina Lajme nacionale Këto janë që i bëri shteti në rastin e tragjedisë familjare në...

Këto janë që i bëri shteti në rastin e tragjedisë familjare në Dardani

22
SHPËRNDAJE

Avokati i Popullit numëron shkeljet që i bëri shteti në rastin e vras’jeve dhe vetëv’rasjes në Dardani.

Avokati i Popullit, ka publikuar raportin i cili ka të bëjë me detyrimet pozitive të shtetit përkitazi me mbrojtjen nga dhuna në familje për të drejtën në jetë.

Avokati i Popullit kujton se këto të drejta burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe nga neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj.

Raporti, i cili u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse, është iniciuar Ex-Officio (sipas detyrës zyrtare) nga Avokati i Popullit, me qëllim që të vlerësojë aplikimin e parimeve kryesore të detyrimeve pozitive të shtetit përkitazi me të drejtën në jetë, përkitazi me rastin e dhunës në familje të datës 22 prill 2019, në lagjen Dardania të Prishtinës, me ç’rast një burrë vrau gruan e tij, gruan e djalit e pastaj bëri vetëv’rasje.

“Raporti vlerëson realizimin efektiv të të drejtave të personave/vik’tima të dhunës në familje në Kosovë, në raport me qasjen në kujdes dhe trajtim të kësaj kategorie të personave, duke u ndalur në veçanti tek diskriminimi, pabarazia, dështimi i autoriteteve gjegjëse në mbrojtjen e të drejtave të vikt’imave të dhunës në familje, si dhe detyrimet e shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Këto të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe me instrumente ndërkombëtare, realizohen në praktikë, përmes ligjeve, politikave dhe strategjive, implementimin e të cilave e ka analizuar ky Raport, por meqenëse Raporti konstatoi se ka shkelje sa i përket përmbushjes se detyrimeve kushtetuese dhe ligjore kundrejt vikt’imave të dhunës në familje, si dhe detyrimeve te shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve, Avokati i Popullit ka dalë me rekomandime konkrete ndaj autoriteteve gjegjëse lidhur me përmirësimin e gjendjes nga perspektiva e të drejtave të njeriut, me qëllim te ndërtimit të një sistemi në pajtim më parimet e sundimit të së drejtës”, thuhet në njoftimin për media të këtij institucioni.

Me Raport, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që t’i kompensojë familjarët e vik’timave Krasniqi; Policisë së Kosovës që të mbajë regjistër të thirrjeve emergjente për rastet e recidivistëve të akteve të dhunës në familje dhe t’i japin prioritet trajtimit të këtyre rasteve; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të nxjerrë një udhëzim, me të cilin do t’i njoftojë të gjitha institucionet shëndetësore për detyrat dhe përgjegjësitë që kanë kur përballen me raste të trajtimit të personave me çrregullime mendore, si dhe t’i obligojnë ato që të veprojnë në përputhje në bazë të Ligjit për Shëndetin Mendor, teksa ka rekomandime edhe për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, Komunën e Prishtinës, si dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Vik’timave.

-----